×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shoqërohet në polici nipi i deputetit socialist se rrahu një femër në rrugë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 14:01

    Është shoqëruar në polici nipi i deputetit socialist të Fushë Krujës, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja pas publikimit në rrjetet sociale të videos ku ai duket duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë.


    Polici gjithashtu ka pezulluar dhe policen e cila nuk ndërhyn për të ndaluar dhunën.

    Videoja bëri xhiron e rrjetit menjëherë dhe shkaktoi tepër indinjatë.

    Njoftimi i policisë
    “Lidhur me videon e publikuar në mediat sociale, ku një i ri shfaqet me pamje duke dhunuar një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, Tiranë, në interes të opinionit publik informojmë se:
    Ngjarja në fjalë ka ndodhur në datë 31.07.2019, rreth orës 07:30 minuta.
    Shërbimet policore kanë shoqëruar në Komisariat shtetasin R.Rr. 26 vjeç dhe e kanë proceduar penalisht. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
    Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas pezullimit nga detyra të punonjëses së Policisë që ishte pranë vendit të ngjarjes, ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!