×
  • Lajme
  • Lajme

    Për pak mbytet një kosovare në Velipojë, e shpëton heroi i plazhit

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 14:21

    Nga bregdeti shqiptar po vazhdojnë të vijnë lajme jo të mira, pasi edhe sot për pak është mbytur një kosovare.


    Për fatin e saj të mirë, në ndihmë i ka dalë tashmë heroi Eldi Hasani, portiere i Vllaznisë, transmeton Reporteri.net.

    Hasani i ka ofruar ndihmën e parë kosovares derisa ka ardhur ambulanca, duke ndihmuar kështu që të mbijetojë.

    Duhet theksuar që Hasani edhe para disa ditësh i kishte shpëtuar jetën një 28-vjeçari  nga Kosova, i cili rrezikoi të mbytej.

    Ndryshe, deti këtë vit ka qenë mjaft i acaruar, pasi janë mbytur disa persona./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!