×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me diell e vranësira sot, temperaturat në ngritje

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 7:08

    Me vranësira të ndryshueshme parashihet moti ditën e martë, e orëve të pasdites shfaqen edhe reshje lokale shiu, nga pjesët qëndrore e lindore të vendit.

    Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 5-10m/s, e temperaturat vazhdojnë me rritje në 13C e 15C.

    Mundësi për riga lokale shiu paraqiten edhe ditën e mërkurë, derisa ditën e enjte do të mbajë mot i ngrohtë me më shumë intervale me diell dhe temperatura maksimale deri në 20C.

    Të premten më pas, sërish priten të reshura shiu, e temperaturat zbresin në 13C, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!