×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtohet parku për fëmijë me aftësi të kufizuara në Ulpianë

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 18:22
    Pamje nga dëmtimet që i janë bërë parkut për fëmijët me aftësi të kufizuara në lagjen Ulpiana

    Këndi i lojërave për fëmijët me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, ditën e sotme është gjetur i dëmtuar.

    Kjo hapësirë lojërash ishte ndërtuar nga organizata YARL në bashkëpunim me OSCE Misioni në Kosovë dhe Drejtorinë e Hapësirave Publike dhe Parqeve të Komunës së Prishtinës, përcjell Reporteri.net.

    Në fotografitë e postuara nga “Vrojtuesit e Lagjes” shihen dëmtimet e parkut, që duken të jenë të rënda.

    Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij veprimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!