×
  • Sport
  • Sport

    Euro 2024, Shaqiri flet për pritjet nga ndeshja Kosovë-Zvicër në shtator: Do të jetë moment krenarie

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 21:06
    Xherdan Shaqiri

    Futbollisti ndërkombëtar me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, në një intervistë për “The Guardian”, ka komentuar ndeshjen kualifikuese të Euro 2024, ku Zvicra do të ballafaqohet me Kosovën.

    I gjendur mes dy shteteve, që për të, secili është vendlindje në formën e vet, Shaqiri tha se pret që kjo të jetë një ndeshje e zjarrtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse luan për Zvicrën, dhe për këtë do të jetë plotësisht i përkushtuar, ylli i futbollit pret që kjo ndeshje të jetë edhe emocionuese për të.

    “Unë luaj për Zvicrën. Por unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Unë do të jap 100% për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment për të luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë edhe emocionuese për mua. Dhe jam i sigurt se do të pritemi shumë të ngrohtë”, tha Shaqiri.

    Ndër të tjera, në këtë intervistë, ai ka kujtuar edhe një udhëtim që kishte bërë në Kosovë para disa kohësh, ku kishte vizituar shtëpinë ku u rrit.

    Shaqiri ka rrëfyer se si e tëra ishte djegur.

    “Shtëpia jonë u dogj. Pashë gjëra të shkruara në mure. Gjithçka ishte bosh”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!