Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke thënë se sulmi ndaj tij është sulm ndaj fjalës së lirë.
Tutje Peci ka shkruar se organet e drejtësisë duhet të veprojnë shpejtë.
“Sulmi fizik ndaj Valon A. Syla eshte sulm ndaj fjales te lire. Duhet t’i vihet pike sulmeve ndaj gazetareve ne vendin tone”, ka shkruar Lulzim Peci.
Aktualisht, ai ndodhet në QKUK, ku po trajtohet për lëndimet e marra, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Vetë Syla është deklaruar pas sulmit, me ç’rast ka njoftuar se është nën përkujdesjen e mjekëve.
“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.
Tutje, Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij.
“Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se gazetari Valon Syla ishte sulmuar edhe njëherë tjetër, pas etiketimit që ua bëri mërgimtarëve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.