×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 7:09

    Ngjarjet e datës 12 Prill:

    10:00 Instituti EdGuard se bashku me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të prezantojnë zyrtarisht fillimin e procesit te Rishikimit te Teksteve Shkollore. Merr pjesë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel Sirius)

    10:00 Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, mbanë dёgjim publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna nё Baza Gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

    10:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

    10:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)
    10:00 Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë organizon një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie dhe revolte ndaj menaxhmentit të UP-së, për mosndëshkimin e profesor Bekim Bejtës. (Nisja para Fakultetit të Filologjisë deri te Rektorati)

    11:00 Departamenti i Gazetarisë promovon revistën “Intro”, që i dedikohet edukimit medial, me fokus perspektivën e qytetarëve. (Fakulteti i Filologjisë)

    12:00 Kuvendi i Kosovës mbanë vazhdimi e seancës plenare. (Kuvendi Kosovës)
    12:00 Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj bën homazhe në Kompleksin Memorial. (Lubizhdë të Hasit)

    14:00 PSD mban aksion simbolik tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, pas aksionit, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, prononcohet për media. (Agjencioni për Informim dhe Privatësi)

    20:15 Kosova luan kundër Polonisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023 në hendboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!