Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të qeverisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 11:00, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Kjo do të jetë mbledhja e parë e qeverisë këtë muaj. E fundit është mbajtur më 31 mars.
Ndër pikat e rendit të ditës në këtë mbledhje do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e datës 14 prill si Dite Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990.
Në rend të ditës po ashtu do të jetë edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarje financiare për zbatimin e masës 2.2- Mbështetje e Bizneseve për qasje në financa, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.