×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ sot mblidhet për përgatitjen e zgjedhjeve në veri

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 9:15

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen që ishte paraparë të mbahej të martën.

    Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-ës, Valmir Elezi.

    Sipas tij, në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri dhe se anëtarët kanë konstatuar se u duheshin më shumë informacione në lidhje me çështjet që do të diskutoheshin.

    Elezi tha dje KQZ-ja po i vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të vendit.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i vazhdon përgatitjet në kuadër të planifikimeve. I kemi parasysh edhe sfidat që e shoqërojnë këtë proces zgjedhor. Jemi të përkushtuar t’i përmbushim detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për planifikimet po bëhen në bazë të dinamikës. Për qendrat e votimit, në mbledhjen e radhës do të miratohet lista e vendvotimeve. Jemi duke i kryer detyrat tona kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, shtoi zëdhënësi i KQZ-së.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, pritet të mbahen më 23 prill.

    Lista Serbe, kanë bojkotuar këto zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!