Ditën e djeshme policia e Kosovës në Prizren në një pompë të derivateve ka hasur në numër të automjeteve duke bere ngasje të rrezikshme, me ç’raste u ka shqiptuar gjoba kundërvajtësve.
“Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te një pompë e derivateve policia ka has një numër të automjeteve duke bërë ngasje të rrezikshme (drifte), Patrullat policore kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, ata janë duke punuar në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.
Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.