×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Vetëvendosje e urojnë Mustafën: Jemi afër ndryshimit më të madh në 20 vitet e fundit

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 17:40

    Vetëvendosje ka reaguar pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së.


    Yll Rugova nga Vetëvendosje, e ka uruar LDK-në për zgjedhjen e kryetarit.

    Ai ka  thënë se ka gjasa të ketë koalicion mes partisë së tij dhe LDK-së. Sipas tij Kosova është shumë afër ndryshimit më të madh në 20 vitet e fundit.

    Megjithatë, Vetëvendosje nuk është se gjithmonë i kanë pasur raportet e mira me kreun e LDK-së.

     

    Ky është postimi i Rugovës në Facebook:

    Urime LDK-së për zgjedhjen e kryetarit!

    Po mendoj që secili pajtohet që sot jemi shumë afër një ndryshimi të madh politik në Kosovë! Më të madhin në këto 20 vjetët e fundit ndoshta.

    Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, ka gjasa që LDK hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ky kishte me qenë bashkimi më i madh politik që nga vitet e nëntëdhjeta. Në anën tjetër, PDK-së i ka humbur mundësia për çfarëdo lëvizje tjetër, pos të kalojë në opozitë. Pozicion mat.

    Tash mbetet të shihet nëse LDK do të ndërmerr hapat e pritur historik që të jetë pjesë e këtij koalicioni të madh me Vetëvendosjen, apo do të zgjedhë të bashkohet në një koalicion paszgjedhor si parti e dytë.

    Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë. /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!