×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadat qendra votimi, tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 12:13

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë për miratim në Qeveri Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme përmes, mërgata do ta ketë shumë më të lehtë votimin për zgjedhjet në Kosovës.

    Kurti tha se ky draftligj i jep fund një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi, shkruan Reporteri.net.

    “Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit përmbylli punën duke hartuar draftin e ri të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Këtë draft së shpejti do ta kemi për trajtim edhe në Qeveri për të dhënë opinionin dhe komentet tona. Megjithatë sot para jush dua ta shpalos një dimension të veçantë të tij e që ka të bëjë me votimin e mërgatës në zgjedhjet në Kosovë. Në esencë ky draftligj i jep fund një padrejtësie të gjatë ndaj mërgatës kur vjen puna te votimi dhe përmbush përfundimisht edhe një zotim tonin ndaj mërgatës. Ai parasheh që mërgata të ketë lehtësi në shprehjen e vullnetit politike, teksa ambasadat dhe konsullatat e Republikës gjatë zgjedhjeve do të shndërrohen në qendra të votimit.

    Kurti shpjegoi edhe procedurat se si mërgimtarët do të votojnë.

    “Sipas draft-ligjit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mërgimtarët  do të evidentohen si votues në mënyrë elektronike. Regjistrimi i tyre do të jetë shumë më i lehtë dhe do të bëhet online, ngjashëm si shërbimet që kryhen sot në e Kosova.

    ” I pari, votimi fizikisht një ditë para zgjedhjeve në njërën prej ambasadave apo konsullatave të Republikës së Kosovës, opsioni i dytë do të jetë dërgimi i fletëvotimit me postë brenda vendit ku jetojnë në adresën që e cakton ambasada e Republikës së Kosovës.

    E me këtë ambasadat shndërrohen në qendra të grumbullimit të fletëvotimeve.

    Opsioni i tretë mbetet mënyra e vjetër e votimit duke i dërguar fletëvotimet me postë në adresë të Komisionit Qendror Zgjedhor për vende ku Kosova nuk ka ende ambasadorë ose konsullatë”, tha Kurti.

    Uroj që ky projektligj të kaloj sa më shpejtë të gjitha procedurat e parapara deri te votimi në Kuvend. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!