×
  • Lajme
  • Lajme

    14 prilli miratohet si ditë memoriale për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 12:04

    Është miratuar propozim-vendimi për caktimin e datës 14 prill si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti theksoi se ky propozim është në bashkërendim me presidenten, Vjosa Osmani.

    Për këtë pikë nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Kjo datë ishte propozuar gjatë vitit 2021 nga presidentja Osmani. Në nivel vendi, llogaritet se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale, gra e burra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!