×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen 287 mijë euro si kompensim për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 12:36

    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

    Sipas vendimit, do të ndahen 287 mijë euro për ata që janë certifikuar për deputetë.Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi ka shpjeguar se kompensimin financiar do ta marrin edhe familjarët e atyre delegatëve të cilët kanë vdekur.

    “Mjetet financiare ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve sipas gazetës zyrtare. Për ata që kanë ndërruar jetë kompensimin e marrin bashkëshorti ose bashkëshortja apo fëmijët” – deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!