Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla, shkruan Reporteri.net.
Në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu ka thënë se ky sulm është i prapranueshëm dhe i patolerueshëm.
Ministrja e Drejtësisë tha se Policia dhe Prokuroria të bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë, jo vetëm ndaj këtij rasti, por të gjithave kur sulmohen gazetarët.
“Dua të shpreh indinjatën tonë për sulmin e mbrendshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valo Sylaj. E dënojmë ashpër një veprim të tillë të dënueshëm. Sulmi që ka ndodhur mbrëmë është i papranueshëm dhe i patolerueshëm po ashtu siç e përmenda është edhe i dënueshëm. Urojmë që organet si Policia, prokuroria dhe gjyqësia ta bëjnë punën e tyre me seriozitetin më të lartë dhe jo vetëm ndaj këtij rasti, por ndaj të gjitha rasteve kur ka sulme ndaj gazetarëve. Iu urojmë shërim të shpejt gazetarit dhe opinionistit Valon Sylaj”, ka thënë Haxhiu./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.