×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria emëron bordin e përkohshëm të “Trainkos”

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 12:48

    Qeveria e Kosovës është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.

    Qeveria me këtë rast ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të bordit të ndërmarrjes “Trainkos” , saktësisht kryesuesin e këtij bordi, Nol Dedaj, i cili kishte mbetur i vetëm në detyrë pas largimit të anëtarëve të tjerë.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka propozuar shkarkimin e Nol Dedajt dhe emërimin e bordit të ri që do të ushtrojë detyrën jo më shumë se gjashtë muaj.

    Propozimi i saj është miratuar në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

    Rizvanolli deklaroi se bordi është vonuar për të dhënë përgjegjësi për punën e viteve të kaluara dhe se nuk ka marrë masa për uljen e shpenzimeve në krahasim me të hyrat.

    Në bordin e ri, ku si ushtrues detyre i kryesuesit është zgjedhur Riza Sfanca, kurse anëtarë janë: Astrit Mehaj, Hasan Preteni dhe Shaban Neziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!