×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjilanit do ti paguajë 20 persona me aftësi të kufizuara, bizneset obligohen të ofrojnë vendin e punës

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 13:56

    Komuna e Gjilanit ka mbajtur të mërkurën dëgjim publik për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, përkatësisht subvencionim të pagës prej 300 euro për tetë muajt e këtij viti (maj–dhjetor), për 20 persona.

    “Kjo është një nismë shumë e mirë dhe ne e kemi menduar që të mos iu bëjmë barrë bizneseve për këto punësime të përkohshme, prandaj edhe e kemi marrë përsipër që pagat t’i paguajmë ne si Komunë, ndërkaq bizneset të ofrojnë vendin e punës, ku edhe mund të merret edhe përvoja e punës”, ka thënë gjatë adresimit në këtë dëgjim publik, kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

    Ai tha se me disa prej bizneseve që ka biseduar, ka marrë konfirmimin se janë të gatshëm që t’i punësojnë këta persona, madje edhe me ngritje të pagës që ua siguron Komuna.

    “E mira është që si praktikë duhet të fillojmë këtë vit, për t’u përmirësuar edhe më shumë në vitet e ardhshme në këtë drejtim”, është shprehur kreu i Gjilanit.

    Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina–Bunjaku, drejtorët komunalë, Riad Rashiti, Aurorë Osmani e Enver Shabani, sikurse edhe përfaqësues të OJQ-ve dhe personat me aftësi të kufizuara.ë.

    Ndryshe, javë më parë Komuna e Gjilanit ka ndarë 50 mijë euro për të përkrahur personat me aftësi të kufizuar, përkatësisht subvencionimin e pagës mujore me nga 300 euro, për 20 persona, për tetë muajt e këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!