Tomas Szunyog, shef i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai i ka uruar Sylës shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që sulmuesit të identifikohen e të ndiqen penalisht.
”Unë bashkohem me AGK-së dhe partnerët tjerë në në Kosovë në dënimin e sulmit të mbrëmshëm ndaj Valon Sylës, drejtorit të Gazetës Metro. Liria e fjalës është një vlerë thelbësore??#e BE-së dhe duhet mbrojtur. Sylës i uroj shërim të shpejtë. Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, ka shkruar ai në Twitter, të mërkurën.
Ai ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen ndaj mediave.
I join the @AGK_AJK and other partners in ??#Kosovo in condemning the last night's attack on @ValonSyla, the Director and CEO of #GazetaMetro.
Freedom of speech is a core??#EU value and must be protected.
I wish Syla a speedy recovery.
Attackers must be identified & prosecuted.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 12, 2023
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mediave profesionale dhe pluraliste në Kosovë”, ka vazhduar ai.
Gazetari Syla është dënuar nga tre persona në Prishtinë, pas mbarimit të emisionit Pressing të T7.
Për këtë rast ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.