Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar delegatin e saj, Arben Zeqiri.
Sipas njoftimit të FFK-së, Zeqiri kishte kërkuar nga gjyqtarët që të ndihmohet me pikë skuadra e Dritës, pasi që sipas tij kësaj të fundit i duhen pikët.
“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët. Ai gjatë tërë takimin dhe në mesloje ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Reporteri.net.
Siç thuhet në njoftim, Zeqiri nuk ka të drejtë ushtrimi të detyrës deri në kompletimin e lëndës.
“Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga delegati Arben Zeqiri” si dhe nga treshja e gjyqtarëve. Afati datë: 18.04.2023 ora 13:00 Delegati Arben Zeqiri, pezullohet me mos ushtrim të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në vendim.
Këtë vendim e mori Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i përbërë nga kryetari, Metë Çeku dhe anëtarët Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu, Donat Lushaku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.