Është nënshkruar protokolli mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili lejon lëvizjen lirshëm 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka njoftuar për nënshkrimin e protokollit me homologun Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Ministrit Çuçi, banorët e të dyja vendeve do të lëvizin lirshëm 30 kilometra në brendësi të Kosovës aq sa edhe brenda Shqipërisë .
“Banorët e zonave të brezit kufitar Shqipëri-Kosovëdo të lëvizin lirshëm 30 km në brendësi të Shqipërise dhe 30 km në brendësi të Kosovës ku shtetasit në të dyja anët do të përfitojnë shërbime të njëjta në Kosovë dhe në Shqipëri, sikur të jenë shtetas përkatësisht të të dy shteteve. Me homologun Xhelal Sveçla nënshkruam një protokoll që përmirëson më tej marrëveshjen e lëvizjes së lirë që arritëm vitin e shkuar duke mundësuar në këtë mënyrë edhe lejimin e lëvizjeve me automjete”, shkruan Çuçi, përcjell Reporteri.net.
Sipas Çuçit kjo do të krijojë lehtësi për 300 mijë banorë të zonave pranë kufirit të të dy vendeve. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: