Tre persona, të rinj janë arrestuar për sulm kundër gazetarit Valon Syla.
Paparaci ka zbuluar se ata janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, para pak minutash njoftoi se tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetari Valon Syla, janë arrestuar sot.
“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar ai në Facebook.
Gazetari Valon Syla është sulmuar dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë, në lagjen Bregu i Diellit.
Sulmi i tij kishte ndodhur pasi kishte mbaruar debati në Pressing të T7. Syla tha sonte se sulmi ndaj tij ka qenë i planifikuar dhe i mirë-menduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.