×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK reagon pas arrestimit të tre personave që sulmuan fizikisht Valon Sylën

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 21:57

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas njoftimit se tre personat të cilët kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin Valon Syla janë arrestuar.

    AGK me një postim në Facebook ka mirëpritur reagimin e shpejtë të Policisë ndërsa I bën thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës t’i dënojnë autorët në përputhje me ligjin.

    “AGK-ja, mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës. Njëherësh, i bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës, që konform ligjit, të shqiptojnë dënimet e duhura për autorët e këtij sulmi në përputhje me sulmin e rëndë ndaj gazetarit, që cenon të drejtën themelore të një qytetari për lirinë e shprehjes”, shkruan AGK, përcjell Reporteri.net. /Reporteri.net/.

    Këta janë tre personat që sulmuan Valon Sylën

    Valon Syla është sulmuar mbrëmë nga tre persona ndërsa sot, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur arrestimin e tyre nga Policia. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!