×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Është shokuese që Presidentja jonë juriste nuk reagon kur gjakoset një gazetar

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 22:16

    Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka kritikuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, për mosreagim për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

    Kusari tha se është shokuese që Presidentja Osmani po hesht, veprim ky që ajo e konsideroi aprovim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas Kusarit, kjo është një nga zhgënjimet më të mëdhaja.

    Kurti dhe Osmani, “mysafirët” që vijnë në sofër kur veçse po mblidhen troshat e fundit

    “Është shokuese, presidentja jonë, juriste me profesion, njohëse e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. Ka punuar në Këshillin e Evropës dhe e njeh Konventën më mirë se ndoshta të gjithë në Kosovë e di se kush çka duhet me bo kur gjakoset një gazetar dhe nuk po del me dënu sulmin”, tha ajo.

    “Për mua është ndër zhgënjimet më të mëdhaja. Heshtja është aprovim”, shtoi tutje Kusari.

    Ndërkohë, Policia ka identifikuar dhe arrestuar tre personat e dyshuar për sulm ndaj gazetarit Valon Syla. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. /Reporteri.net/.

    Këta janë tre personat që sulmuan Valon Sylën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!