×
  • Lajme
  • Lajme

    Lipjan: Arrestohen shtatë të mitur të dyshuar për zjarrvënie në një shkollë në Magure

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 22:24
    Policia e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e shtatë të miturve në Magure të Lipjanit.

    Siç thuhet në njoftimin e Policisë, të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie një ditë më herët në një shkollë në Magure.

    “Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.

    Me vendimin e prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

    “Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruan Policia e Kosovës./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!