Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Protokollin Zbatues të Marrëveshjes Qeveritare për Regjimin e Trafikut Lokal në Zonat Kufitare, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve që banojnë në zonat kufitare, në 26 vendkalime të veçanta kufitare.
“Prej ditës së sotme, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare etj”, shkruan Kurti në Facebook.
Ai po ashtu ka njoftuar se kjo marrëveshje thellon edhe më tej bashkëpunimin tonë ndërshtetëror dhe lehtëson ndërveprimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit.
Sot është nënshkruar protokolli mes Kosovës dhe Shqipërisë, i cili lejon lëvizjen lirshëm 30 km në brendësi të Shqipërisë dhe 30 km në brendësi të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka njoftuar për nënshkrimin e protokollit me homologun Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të Ministrit Çuçi, banorët e të dyja vendeve do të lëvizin lirshëm 30 kilometra në brendësi të Kosovës aq sa edhe brenda Shqipërisë.
Kosovë-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.