×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq nesër në Kosovë

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 9:39
    Dritan Abazoviq

    Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë të premten Kosovën.

    Abazoviq e viziton Kosovën me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare e Bizneseve (AKB),

    Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në ora 10:00, mban konferencë për media ku do të shpaloset vizita e tij.

    “Aleanca Kosovare e Bizneseve, ju fton të enjten me 13 prill në orën 10:00 në zyrat e AKB-së në konferencën për media ku do të shpaloset vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Kosovë. Kjo vizitë realizohet me ftesë të kryetarit të AKB-së, Agim Shahini dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e AKB-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!