×
  • Lajme
  • Botë

    Shtohen dënimet me vdekje në Iran, 582 persona të ekzekutuar në 2022

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 14:35

    Të paktën 582 persona janë ekzekutuar në Iran përgjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje me 75 % në krahasim me një vit më parë. Ndërsa, vetëm për 3 muaj e parë të vitit 2023, janë kryer 151 ekzekutime nga autoritetet.

    Të dhënat janë bërë publike nga dy organizata për të drejtat e njeriut, duke dënuar “makinerinë e ekzekutimeve”, që synon të përhapë frikë në shtetin që është mbërthyer nga protestat.

    Raporti i detajuar tregon se përgjatë periudhës 2010-2023, janë ekzekutuar 7136 persona, nga këta 68 kanë qenë të mitur.

    Pas shtatorit 2022, Irani u trondit për javë të tëra nga protesta masive, të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e Mahsha Amini, një iraniane me origjinë kurde, e cila u arrestua nga policia e moralit për mosrespektim të kodit të veshjes.

    Në raportin thuhet se mbi gjysma e ekzekutimeve janë kryer pas nisjes së protestave dhe se 30 për qind e të ekzekutuarve ishin myslimanë sunitë të minoritetit baluç.

    “Dënimi me vdekje është pjesë e diskriminimit sistematik dhe shtypjes së madhe që përballen minoritetet etnike në Iran”, u tha në raport.

    Cënimi i lirive të grave në Iran po kalon kufirin, vetëm disa ditë më parë burrat hodhën kos ndaj grave që nuk mbanin hixhab jashtë shtëpisë.

    Pas kësaj autoritetet po instalojnë kamera në rrugë dhe ndërtesa publike për të zbuluar gratë që ecin përreth pa shami. Fatkeqësisht, reagimet ndërkombëtare kanë munguar kundër ekzekutimit të të burgosurve jopolitikë./OraNews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!