×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviq për vizitë në Kosovë, Kryeministria jep detajet e takimit me Kurtin

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 21:40
    Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq. Fotografi nga arkivi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë nesër në takim homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.

    Përmes një komunikate për media, Kryeministria njofton se Kurti do takohet me Abazoviqin me fillim nga ora 09:00, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Me këtë rast pritet të nënshkruhet Marrëveshja për Shërbime Ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

    Pas takimit do të pasojë edhe një konferencë për media.

    Kryeministri i Malit të Zi, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.

    Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Kryeministri i Malit të Zi do të takoj poashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. /Reporteri.net/.

    Abazoviq në Kosovë: Takon krerët e shtetit e opozitën, merr “Çelësin e Prishtinës” dhe viziton Pejën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!