Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abdixhiku njoftoi se të dy diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, njoftoi lideri opozitar në Facebook.
“Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”, tha tutje.
Kujtojmë se, në takim me kryeministrin Albin Kurti, Abazoviq nënshkroi marrëveshjen për hapësirën ajrore mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: