Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka pritur në konakun e tij, kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Pacolli tha se deshi që Abazoviqin ta falënderojë për përkrahjen ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin”.
“Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj”, njoftoi Pacolli në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.