Një atlete spanjolle ka dalë nga shpella ku qëndroi për plot 500 ditë pa asnjë kontakt me njerëz, që mund të jetë një rekord botëror.
Kur Betariz Flamini hyri në shpellë në Granada, Rusia nuk ishte duke e pushtuar Ukrainën dhe problemi kryesor i botës ishte pandemia e Covid-19.
Ajo pasi doli nga shpella, që në fakt ishte një eksperiment nga shkenctarët tha se nuk di asgjë dhe që ka mbetur ende prapa në kohë.
“Kam ngecur ende më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë për botën”, deklaroi ajo.
Flamini hyri në shpellë kur kishte 48 vjet, duke kaluar kohën në 70 metra brenda shpellës. Sipas ekipit së saj mbështetës ajo lexoi 60 libra dhe piu 1 mijë litra ujë.
Ajo u monitorua gjatë tërë kohës një grup psikologësh, studiuesish – specialistë në studimin e shpellave, por asnjë nga ekspertët nuk kishte kontakt me të.
“Kam qenë e qetë për një vit e gjysmë, duke mos folur me askënd përpos vetes. Kam humbur bilancin, për këtë arsye jam duke qëndruar. Nëse më lejoni të bëj një dush, nuk kam prekur ujë për një vit e gjysmë, do të shihemi pas pak. A është kjo në rregull?”, u shpreh ajo për “TVE”.
Tutje, ajo tregoi se harroi edhe ditët sa ishte brenda në shpellë para dy muajve.
“Ishte një moment kur ndalova se numëruari ditët”, duke shtuar se mendon se qëndroi në shpellë për 160-170 ditë.
Ekipi i saj ka bërë me dije se ajo ka thyer rekordin për më së shumti qëndrim brenda shpellës, por që një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar në Librin e Guinesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.