×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri japonez, Kishida: Doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar

    Reporteri
    15 Prill 2023 | 8:37

    Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar nga një tubim elektoral pasi në drejtim të tij u hodh një bombë tymuese.

    Një person u ndalua në vendin e ngjarjes në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim elektoral.

    “Kam dëgjuar një shpërthim të fortë në vendin e ngjarjes”, tha fillimisht Kishida, raporton bbc.

    “Policia ka nisur hetimet rrethë këtij rasti. Por, unë do të doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar dhe iu shkaktova probleme”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

    Policia nuk ka pranuar të komentojë më shumë pasi arrestimit të të dyshuarit.

    Televizioni publik japonez, NHK transmetoi pamjet në të cilat turma njerëzish dukeshin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

    Ndryshe, vitin e kaluar ish-kryeministri, Shinzo Abe u qëllua për vdekje teksa ishte në kulmin e fushatës zgjedhore.

    Kjo ka bërë që të shtohen masat e sigurisë rreth zyrtarëve shtetëror, e cila gjë nuk ka qenë e zakonshme në shtetin japonez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!