Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmanit, Bekim Kupina, ka thënë se presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt dhe nuk ka komptencë ligjore për këtë.
Kupina pohoi se këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.
Ai këtë reagim e bëri referuar raportimeve të fundit rreth disenjatorit Valdrin Sahiti.
“Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”, shkroi Kuprina
Tutje Kupina tha se shpifjet e shumta të këtyre ditëve, Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.