×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori Rohde: Pajtohem me Kurtin, të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të zbatohen

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 18:47

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se duhet të plotësohen menjëherë të gjitha pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

    ”Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Me këtë deklaratë është pajtuar ambasadori gjerman, Jorn Rohde, i cili ka thënë se marrëveshjet duhet të zbatohen.

    “Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar ai në Twitter.

    Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar.

    Por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

    Kurti: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht dhe menjëherë, pa vonesa

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!