×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Kushtetuese mohon se ka pasur shantazhe nga AKI-ja

    Reporteri
    16 Prill 2023 | 22:21

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka mohuar pretendimet e shkrimit të publikuar nga portali Paparaci, të dielën, më 16 prill 2023, me titull: “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues“.

    “Gjykata Kushtetuese është plotësisht e pavarur në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese. Ajo gjithashtu, në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe atyre të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, ka bashkëpunim me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e shkurtër të Gjykatës Kushtetuese.

    Edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka hedhur poshtë duke i cilësuar të pavërteta pretendimet e artikullit të publikuar në mediumin në fjalë, me titullin “Shefi i AKI-së denoncohet për shantazh të gjyqtarëve kushtetues”.

    AKI, thotë se në bazë të detyrave të përshkruara me ligj, bashkëpunon me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

    “Pretendimet e shkrimit në fjalë, provojnë që të mashtrojnë opinionin publik dhe njëkohësisht të dëmtojnë kredibilitetin e AKI-së”, thuhet në njoftimin e AKI-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!