Gazetari Valon Syla, përmes një reagimi të tij ka shprehur shqetësim sesi ende prokuroria nuk e kanë kontaktuar zyrtarisht mbi procesin rreth rastit të tij ku u sulmua nga tre persona të dyshuar javën e kaluar.
”Nuk i di saktësisht këto procedurat penale por diçka po më habit shumë në rastin e sulmit tim. Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai që është caktu më vonë, nuk më kanë kontaktu ende zyrtarisht”, ka shkruar Syla në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Nuk i di saktësisht keto procedurat penale por dicka po me habit shume ne rastin e sulmit tim.
Prokuroria/prokurori, as ai kujdestar e as ai qe eshte caktu me vone, nuk me kane kontaktu ende zyrtarisht.
Prokuroria nuk me ka dhene asnje dokument rreth rastit tem, bile ende zyrtarisht nuk me kane tregu kush eshte prokuror i rastit.
Prokuroria/gjykata, trupi gjykues i procedures paraprake, nuk me kane njoftu qe eshte mbajte seance per caktimin e paraburgimit te personave te dyshuar. Nga mediat jam informu dhe kisha pase qejf me qene prezent une ose avokati im.
Ende nuk jam njoftu zyrtarisht per caktimin e paraburgimit, pra nuk e kam aktvendimin.
Une besoj në drejtësi, por nuk po me doket n’rregull keshtu.
Njejte ma kane bo edhe ne rastin e pare, kur sulmuesi u denua vetëm 4000 euro dhe pak ditë paraburgim.