×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA përballet me një tjetër sulm, nëntë të vrarë në Dayton

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 11:27

    Nëntë persona janë vrarë dhe së paku 16 të tjerë janë lënduar në një sulm masiv të dielën në Dayton të Ohios, SHBA, ka konfirmuar policia.


    Sipas policisë, edhe i dyshuari për këtë sulm ka vdekur.

    Ky incident erdhi pak orë pas sulmit masiv në El Paso, Teksas, që la 20 persona të vdekur e ku u plagosën edhe më shumë se 20 të tjerë.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për sulmin, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!