×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenca: Serbia po përpiqet të prishë procesin zgjedhor të 23 prillit, duke frikësuar serbët vendas

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 13:33
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Shefi i kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka publikuar një dokument ku thotë se Serbia po bën propagandë për zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi të bërë në Twitter, Vela thotë se një ndëhyrje e tillë synon që të prish procesin zgjedhor të 23 prillit.

    Sipas tij, ata po mundohen të frikësojnë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

    “Kjo është një dëshmi prima facie e përpjekjes së Serbisë për të ndërhyrë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e huaj në zgjedhje synon të prishë të gjithë procesin zgjedhor dhe të frikësojë serbët vendas që të mos ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, ka shkruar Vela në Twitter.

    Dokumenti i publikuar paraqet një kërkesë të Beogradit për misionet e huaja ku përmendet rezoluta 12/44. Sipas Serbisë serbët e Kosovës po rrezikohen dhe iu nevojitet mbrojtje.

    Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen këtë të diel, më 23 prill./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!