×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe ambasadori i OSBE-së diskutojnë për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 16:15

    Në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, zyra e kryeministrit njofton takimin e Kurtit me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

    Siç njofton ZKM, në këtë takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

    Aty u ritheksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve në Veri.

    “Kryeministri theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

    Sipas këtij njoftimi, “nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!