×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkon rishikim të ligjit për duhanin: Po i shkakton dëm të madh bizneseve

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 16:47

    Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka reaguar lidhur me ligjin për kontrollimin e duhanit.

    OHT e ka vlerësuar mënyrën e aplikimit të ligjit të dëmshëm për bizneset.

    “Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës vlerëson se mënyra e aplikimit të Ligjit për Kontrollimin e Duhanit është duke ju shkaktuar dëme të mëdha bizneseve në sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë.”, ka shkruar OHT në Facebook, përcjell Reporteri.net.

    Tutje Oda tha se e mbështet ligjin por kërkon rishikim për të gjetur forma të duhura të aplikimit.

    “Oda mbështet aplikimin e Ligjit për Kontrollimin e Duhanit, por thekson se duhet gjetur format dhe modalitetet e duhura prandaj edhe kërkon që të bëhet rishikimi i këtij ligji.”, thekson Oda.

    Ata kanë kanë propozuar që në grupin punues të jetë edhe një përfaqësues I tyre.

    “Në mënyrë që ky ligj të jetësohet por edhe që të mos u shkaktohen dëme bizneseve Oda apleon që në grupin punues për rishikimin e ligjit të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve pra edhe një përfaqësues nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.”, shtoi OHT.

    Ligji për kontrollin e duhanit është miratuar para 10 viteve në Kuvendin e Kosovës mirëpo ministri Peci është shprehur i vendosur për zbatimin e tij.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!