Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në ambientet e Spitalit Nenë Tereza.
Mjeku Arben Gjata në një deklaratë për mediat është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël dhe se çdo gjë në operacion ka shkuar shumë mirë.,
Ndër të tjera mjeku konfirmoi se ndërhyrja është bërë për të hequr apandesitin me anë të laporoskopisë.
“Ishte apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laporoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabël, pa temperaturë dhe probleme.
Sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orëve mund të shkojë në shtëpi. Elaborimi total mund të jetë brenda dy- tre ditëve.
Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. E operacioni është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai”, ka thënë mjeku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.