×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ministër palaço”, Vela-Daçiqit: Nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, është shkelje e marrëveshjeve

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 19:07
    Blerim Vela

    Blerim Vela, Shefi i Kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas një deklarate të Ministrit të Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, lidhur me procesin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në 20 vjetorin e pranimit të Serbisë në KiE, Daçiq tha se nuk pranon të shkojë në Strasburg për ta shënuar këtë ditë, pasi flitet se ka nisur procesi i anëtarësimit edhe i Kosovës në këtë organizatë.

    “Çfarë mesazhi është ky? Mesazh që Kosova mund të bëjë çka të dojë. Nëse këto njoftime janë të vërteta, sigurisht që nuk do të shkoj nesër në Strasburg”, ka thënë Daçiq, përcjell Reporteri.net.

    Kësaj deklarate të Daçiq, Vela iu kundërpërgjigj duke i thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, ato të vitit 2013 dhe 2023.

    Vela, Daçiqin e quajti ‘palaço’.

    “Një përkujtim për MPJ-në palaço të Serbisë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është plotësisht në përputhje me marrëveshjet: Bruksel 2013: pika 14 Bruksel 2023: pika 4”, ka shkruar Vela në Twitter, përcjell Reporteri.net.

    Tutje, Vela tha se nëse Serbia voton kundër, është shkelje e Marrëveshjeve.

    “Nëse Serbia voton kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kjo do të jetë në kundërshtim të qartë të marrëveshjeve të përmendura!”, përfundoi shefi i kabinetit të Presidencës./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!