Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shtruar darkë për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ky iftar është shtruar në Kuvendin e Republikës.
Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Konjufca në Facebook, përcjell Reporteri.net.
I pari i Kuvendit tha se kjo është një mundësi për forcimin e bashkëpunimit mes tyre.
“Është një mundësi e veçantë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe për të promovuar respektin dhe bashkëpunimin”, shtoi Konjufca. /Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.