×
  • Lajme
  • Lajme

    5 ditë qëndrim në ShBA, çfarë të mira i sollën Murati dhe Bislimi Kosovës?

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 20:05
    Besnik Bislimi dhe Hekuran Murati takojnë përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar

    Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, së fundmi kanë qëndruar për vizitë në SHBA.

    Lidhur me vizitën është deklaruar Bislimi duke thënë se qëndrimi 5 ditor në SHBA bashkë me ministrin Murati solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Kosova është vendi i parë në Evropë që është bërë pjesë e një programi të ri të FMN-së që mund t’i sjellë vendit miliona euro.

    “Me FMN-në, konfirmuam se Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri, i quajtur “Resilience and Sustainability Fund”. Përmes këtij programi fillimisht do të vihet në dispozicion shuma prej 80 milionë euro dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera”, ka njoftuar ai në Facebook.

    Sipas tij, mjetet nga ky program pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtim të kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

    “Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme. Në takimet me Bankën Botërore, diskutuam rreth projekteve aktuale dhe të mundshme në të ardhmen mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Gjithashtu takuam dhe ekspertë kosovarë që punojnë në Bankën Botërore. Ndërkohë me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago, theksuam rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit tregtar me partnerët tanë amerikanë”, tha i dyti i qeverisë.

    Bislimi ka bërë me dije se kanë kërkuar që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që Kosova ofron nga aspekti ekonomik si dhe të mundësohet trajnimi i ndërmarrësve kosovarë në ShBA.

    “Në përmbyllje të kësaj vizite, nuk mund të mungonte dhe takimi i afërt dhe i përzemërt me mërgatën tonë. Folëm për ekonominë në vend dhe investime të mërgatës në nisma të prodhimtarisë në Kosovë”, tha ai.

    Postimi i plotë:

    c

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!