×
  • Sport
  • Sport

    Pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve, të njëjtën gjë bëjnë edhe luftëtarët e UFC-së

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 20:57

    Fansat kanë vënë re se Cristiano Ronaldo i ka lyer thonjtë e këmbëve në një postim në rrjetet sociale dhe ka një arsye shumë të mirë pas kësaj.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë ndau një foto të tij në një sauna teksa po relaksohej nga ndeshjet e tij në Arabinë Saudite.

    Ai tregoi fizikun e tij të jashtëzakonshëm, me tifozët në rrjetet sociale që vunë re diçka të pazakontë në foton e tij.

    Ata e kthyen vëmendjen te thonjtë e këmbëve të tij, të cilët ishin të lyer me ngjyrë të zezë.

    Një fans shkroi: “A më ka ikur ky detaj vetëm mua apo të gjithë të tjerëve. A i ka lyer Ronaldo thonjtë e këmbëve?”.

    Një tjetër shtoi: “Gjithçka që di është se sportistët që luftojnë në MMA zakonisht shtojnë bojë për të marrë një shtresë mbrojtëse ose diçka tjetër”.

    Shtresa mbrojtëse supozohet se është arsyeja pse 38-vjeçari ka lyer thonjtë e këmbëve.

    Sipas një burimi të gazetës gjermane Bild, sportistët lyejnë thonjtë e tyre ose i mbulojnë me një shtresë mbrojtëse nga bakteret.

    Ata thanë: “Shumë sportistë e bëjnë këtë për të mbrojtur thonjtë e tyre nga bakteret kur kanë të mbathur atletet e djersitura për orë të tëra”.

    Ronaldo nuk është i vetmi sportist i nivelit të lartë që lyen thonjtë e këmbëve pasi ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Andrei Arlovski do të bënte të njëjtën gjë gjatë luftërave.

    Thuhet se i ndihmon luftëtarët të parandalojnë plasaritjen e thonjve të këmbëve. Një shtresë manikyr ngurtëson thoin e këmbës, gjë që minimizon rrezikun e dëmtimit të thonjve në një përballje. /Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!