×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi thotë se Kurti ia kaloi Thaçit e Mustafës për lëshime ndaj Serbisë

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 21:09

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se marrëveshja e fundit me Serbinë është humbje për Kosovën.

    Gashi thotë se Asociacioni që do të formohet me këtë marrëveshje të dakorduar më 27 shkurt në Bruksel e më pas më 18 mars në Ohër, ia kalon me kompetenca edhe marrëveshjes së vitit 2013 të nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

    Sipas Gashit, Kosova do të bëjë lëshime të mëdha ndaj Serbisë.

    “Kurti ia kaloi edhe Thaçit e Mustafës”, tha ai në T7.

    Tutje Gashi tha se vetëmenaxhimi është lojë e fjalëve për atë që e pret vendin. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!