Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se është sulmuar ambasadori i BE-së, Aidan O’Hara, në rezidencën e vet në Sudan.
Sipas Borrell, kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.
Ai shtoi se siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze.
“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell në Twitter.
A few hours ago, the EU Ambassador in #Sudan was assaulted in his own residency.
This constitues a gross violation of the Vienna Convention. Security of diplomatic premises and staff is a primary responsibility of Sudanese authorities and an obligation under international law.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 17, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.