Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden njoftoi Kongresin të hënën për shitjen e planifikuar në Turqi të avionëve luftarakë F-16, një marrëveshje me vlerë deri në 259 milionë dollarë.
Marrëveshja shkon përpara me shitjen e paketës së modernizimit për avionët e Turqisë, pasi drejtuesit e komiteteve të kongresit të SHBA dhanë miratimin jozyrtar, shkruan Reuters.
Nëse miratohet nga Kongresi gjatë procesit të miratimit zyrtar, paketa do të ishte shitja e parë e madhe ushtarake në Turqi që Kongresi ka miratuar prej vitesh.
“Turqia është një aleat i vjetër dhe i vlerësuar i NATO-s,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një deklaratë. “Administrata Biden mbështet përpjekjet e Turqisë për të sjellë pajisjet avionike të flotës së saj F-16 në standard”, shtoi ai. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.