×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizren, dera e kishës ortodokse u tentua të digjej me benzinë

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 10:20

    Policia e Kosovës njoftoi se një qytetar ka raportuar se në Prizren është tentuar të digjet dera e kishës ortodokse “Shën Pantelija”.

    Sipas Policisë, disa të dyshuar kanë tentuar ta djegin atë, derisa një qytetar ka reaguar duke e fikur zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.

    “Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur”, thuhet në njoftimin policor.

    Autoritetet njoftuan se janë mbledhur provat dhe dëshmitë, ndërsa prokurori e ka iniciuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!