×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti Waitz: Sot është ditë gëzimi për Kosovën, PE do të miratojë liberalizimin e vizave

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 10:44

    Thomas Waitz, deputet në Parlamentin Evropian nga Partia e të Gjelbërve ka thënë se sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj pasi Parlamenti Evropian do të miratojë liberalizimin e vizave.

    Waitz disa orë para se çështja e vizave të jetë në rend dite në PE thekson se me deputetët nga Partia e të Gjelbërve me vite kanë mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së.

    “Sot është ditë gëzimi për Kosovën dhe qytetarët e saj. Pas vitesh bllokadë në Këshill, Parlamenti Evropian më në fund do të miratojë sot liberalizimin e vizave për vendin më të ri të Evropës.

    Ky hap në rrugën e Kosovës drejt BE-së është shumë i vonuar. Të Gjelbërit e kanë mbrojtur për vite me radhë dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Kosovës drejt BE-së”, tha ai.

    Çështja e liberalizimit të vizave do të jetë sot në agjendën e seancës së Parlamentit Evropian, ndërkaq pritet të votohet nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!